Monday, November 5, 2012

BR: Suarez, Messi i Liverpoolit

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers e ka krahasuar yllin e Liverpoolit, Luis Suarez me lojtarin më të mirë në botë Lionel Messin.

”Luis Suarez është një Lionel Messi.Ai po luan si një sulmues 9 falso, si Messi që është te Barcelona. Ai lëviz aq mirë me top duke bërë aksione për të tjerët. Ai di të dribloi aq mirë, ndërsa të tjerët qëndrojnë prapa tij.''

''Suarez është një sulmues i klasit botëror. Është një lojtar modern i cili nuk lë vrimë pa u futur.''

''Njerëzit e akuzojnë atë për simulime, e patë çfarë ndërhyrje bëri Coloccini ndaj tij. Jemi të zhgënjyer që nuk fituam, merituam çdo gjë në këtë ndeshje, luajtëm bukur dhe dominuam”- perfundoj Rodgers.

0 comments:

Post a Comment