Monday, November 5, 2012

600 paraqitjet e Steven Gerrard, në një Statistik!

Lfc-shqip.net ju sjell për herë të parë dhe ekskluzivisht për ju 600 paraqitjet e Steven Gerrard-it të zbërthyera një statistik që mbulon të gjitha 600 ndeshjet që kapiteni fantastik i ka luajtur me fanellen e Liverpool-it duke i zbuluar edhe detajet më të imta.
Në këto statistika përfshihen të gjitha paraqitjet e Gerrard-it në të gjitha kompeticionet ku ka  luajtur ai me Liverpool FC.


- Steven Gerrard në 600 paraqitje me fanellën e Liverpool-it ka shënuar 133 gola, ka dhënë 69 asistime për gola, ka marrë 52 kartona të verdhë, ka marrë 3 herë double-kartona të verdhë (dy të verdhë), 3 të kuq.

Mënyra se si Steven Gerrard i ka shënuar disa prej këtyre golave....

 - STVG i ka shënuar 31 gola me këmbë të djathtë, 6 me këmbën e majtë, 6 me kokë, 24 nga penalltia, 4 nga gjuajtjet e lira, 4 nga gjuajtet nga distanca, 2 nga degazhimi, 56 nga aksionet.

Periudhat e lojes në të cilat Steven Gerrard ka shënuar...

- Nga minuta 1' deri në minutën 15': Gola=12
- Nga minuta 16' deri në minutën 30': Gola=15
- Nga minuta 31' deri në minutën 45': Gola=17
- Nga minuta 45'+(shtesa e pjesës së parë): Gola=1

- Nga minuta 46' deri në minutën 60': Gola=26
- Nga minuta 61' deri në minutën 75': Gola=36
- Nga minuta 76' deri në minutën 90': Gola=23
- Nga minuta 90'+(shtesa e pjesës së 2-t): Gola=4 

Në bazë të këtyre statistikave arrim deri në përfundim që "Captain Fantastic" gjatë pjesës së parë ka shënuar në total 45 gola, ndërsa në të 2-ten ka patur nivel definitivisht më të mirë të realizimit të golave: 89 në tërësi.





0 comments:

Post a Comment