Monday, February 27, 2012
Reina : "Në të kaluarën kam menduar që të largohesha"
Portieri spanjoll i Liverpool-it, Pepe Reina, ka dhënë disa deklarata për emocionet e "Reds-av" në finalen e Carling Cup dhe për të qenurit ende në garën për FA Cup, duke nënvizuar se ndrrimet në vitët e fundit kanë ndikuar që ai të qëndron në "Anfiled Road"."Ka pasur një moment në të cilin kam menduar që alternativa ime e vetme do të kishte qenë ai i transferimit dikund tjetër, mirëpo pastaj ka pasuar ndrrimi i pronarëve të klubit dhe kam vendosur për të qëndruar në Liverpool. Ka qenë një faktor vendimtar për zgjidhjen time. Kur kam ardhur këtu në vitin 2005 e kishim fituar nga pak kohë Champions League-në, dhe në vitin pasues fituam FA Cup-in dhe pastaj jemi rikthyer në finalen e Champions League, mirëpo pas 2007 nuk kemi mbërritur asnjë ambicie që ia vlen të ceket. Të gjithë e dim që jemi kthyer një hap prapa pas finales së Athinës, ka qenë një moment i vështirë për Liverpool-in dhe historinë e saj. Nuk flas vetëm për këtë dekad të fundit, por për të gjithë historinë e saj.
Ndoshta nuk do të kisha qënduar në qoftë se nuk do të kishte pasuar ndrrimi i pronarëve".
Burimi i informacionit : "Calcio News 24".
Subscribe to:
Post Comments
(Atom)
0 comments:
Post a Comment