Monday, February 27, 2012

Bellamy : "Më vjen keq paksa për Cardiff"

Ish lojtari i Cardiff City, Craig Bellamy, pas festimeve për fitoren e Carling Cup-it në Wembley, ka dhënë disa deklarata për të shprehur simpatin e tij ndaj lojtarëve të formacionit uellsian për mediumin britanez "SkySportsNews" ai theksoi : "E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë, ma kujton ndeshjën e vitit të kaluar në mes të Arsenal dhe Birmingham. Finalet gjithëmonë janë të vështira dhe kjo është demonstrimi i radhës. Na vjen keq për ta, ta humbasësh luftën në penalti nuk është asnjëherë e mirë, mirëpo trofeu është në duar tona dhe kjo është e vetmja gjë që vlen", përfundoi ai. 


Burimi i informacionit : "SkySportsnews"

0 comments:

Post a Comment