Saturday, November 3, 2012

Liverpool konfirmon interesimin për tre sulmues

Brendan Rodgers thotë se është i detyruar për të nënshkruar me tre sulmues në janar, por ende nuk ka zgjidhje për Andy Carroll.

Rodgers tha,-"Janari është muaji ku do të bëhet rifreskimi i skuadrës me një numër emrash të ri".
Deri më tani nga klubi janë konfirmuar emrat e tre sulmuesëve që i prijnë listës së Rodgers.

Theo Walcott                                                                                       


Walcott nuk ka startuar asnjë ndeshje nga fillimi qe nga fillimi i sezonit të ri në Premier Ligë, megjithatë ai ka hyrë në fushë si zëvendësues duke shënuar 7 gola në të gjtha garat, ku në vetëm 3 prej tyra ka startuar nga fillimi.
Fakti që mund të luaj edhe si mesfushor krahu dhe si sulmues e bën edhe më të rëndësishëm për Brendan Rodgers, ku shumë lehtë mund të nënshkruaj me anglezin e ri i cili ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin dhe kontrata e tanishme i skadon në qershorë.

Klaas-Jan Huntelaar

29-vjeqari holandez është paraqitur edhe më herët në radarin e Liverpool.
Ish-lojtari i Ajax, Real Madrid dhe Milanos para se të transferohej në Bundesligë te Schalke sezonin e kaluar shënoi 47 gola në të gjitha garat.
Ai është shprehur se ndoshta Premier Liga Angleze është sfida që ai po kërkon.





Daniel Sturridge

Liverpool ka hedhur sytë edhe nga lojtari i Chelsea-s, i cili nuk është paraqitur shumë këtë sezonë.
Duke u futur në lojë vetëm dy herë edhe atë si zëvendësues, nuk të lë të habitesh se ai kërkon largimin nga klubi londinez.
Nën drejtimin e Andre Villas-Boas ai kishte hapësirë më të madhe në sulm, mirëpo tani nën menaxhimin e Roberto Di Matteos ai nuk ka vend në formacionin e parë të Chelsea.

0 comments:

Post a Comment