Tuesday, November 13, 2012

Ibra për STVG: "Ai nuk është një lojtar normal anglez"

Zlatan Ibrahimovic e ka lavdëruar kapitenin legjendar të Liverpool-it Steven Gerrard i cili para pak ditësh bëri 600 paraqitje me Liverpool ndërsa nesër pritet ta kompletoj paraqitjen e tij të 100-t me përfaqësuesen angleze.

"Besoj që Steven Gerrard është një lojtar fantastik. Ai është besnik ndaj klubit, ka fituar disa trofe të dimensioneve të mëdha me klub.

"Ai luan në një nivel të lartë kur nuk është i lënduar.

"Është një njeri mjaft i mirë për ta patur si shok të skuadres në klubin tënd. Ai jep gjithmonë 200%, është një luftëtar i shquar dhe ka aftësi të mira dhe kontakt të mirë me top.

"Ndihet si një top lojtar ndërkombëtar, sesa një lojtar normal anglez.

"Lojtarët anglez kanë zemër, gjithmonë duke luftuar, shumë agresiv, por për mua Gerrard ndihet më shumë ndërkombëtar.

"Ai ka më shumë teknikë se një lojtar normal.

"Nuk është një lojtar normal anglez", përfundoi sulmuesi me origjin boshnjake, me pasaport suedeze, Zlatan Ibrahimovic.

0 comments:

Post a Comment