Wednesday, November 7, 2012

Gerrard: Mourinho më kërkoj tre herë , por e refuzova -Është trajner që e admiroj

Steven Gerrard ka folur për admirimin që ka për menaxherin e Real Madrid-it , Jose Mourinhon si dhe për dëshiren që të luaj nën drejtimin e tijë.

" Unë do të doja të luaja për Jose Mourinho , Special One. " tha Gerrard.

Gerrard tha se nuk është penduar asnjëher që e kishte refuzuar tre herë portugezin në favor që ti qëndronte besnik The Redsave.

Në oferten e parë të Chelsea para shtatë viteve , Gerrard u shpreh:" Liverpool në atë kohë nuk ishte ekip sfidues , kjo të shtyu që të mendosh diqka. Por unë këtë situat e përfundova duke thënë ' JO' , një vitë më vonë i thash ' JO ' përsëri. Ai u kthye sërish me një ofertë para dy viteve ,  kur u bë menaxher i Real Madridit , por unë përsëri i thash 'JO' asaj oferte."

" Shoh se disa lojtarë mezi presin që të luajn për Barcelonen dhe Real Madridin pas interesimit që këto dy klube bëjn për ta , madje bëjn edhe një farë llojë lufte për të shkuar atje.Tek unë kjo nuk ka ndodhë dhe përsëri  as nuk do të ndodhë." përfundoj kapiteni besnik i Liverpool-it , Steven Gerrard.


0 comments:

Post a Comment