Friday, November 16, 2012

Downingut iu është thën se mund të largohet

Siç raporton e përditshmja Liverpool Echo , Brendan Rodgers ka vendosur ta largoj Stewart Downing-un nga Liverpooli pasi më nuk hynë në planet e tija.

Liverpool është e gatshme ti shqyrtoj ofertat për 28 vjeçarin i cili u ble ne veren e vitit 2011 nga Aston Villa për shumen e 20 mln funtave.

Downing ishte kritikuar ashper nga Brendan Rodgers për munges të " uris dhe dëshires" që po tregon në fushat e gjelbërta dhe kjo ka ndikuar edhe në vendimin tije.

Rodgers me shitjen e Downing synon që me parat e fituara ti investoj në ndonje lojtarë tjeter.

Stewart Downing ka startuar vetem në një ndeshje deri më tani në Premier Lige dhe atë në ndeshjen hapse kunder WBA.

0 comments:

Post a Comment