Tuesday, November 6, 2012

Agj. i Borini-t: "Borini kthehet në Janar. Vie Huntelaar? - Do të jetë një sulmues më shumë...

Portali ynë në vazhdim do ia sjell një intervistë të plotë të agjentit të sulmuesit italian të Liverpool-it, Fabio Borini që e ka bërë për portalin italian "Tuttomercatoweb", në të cilën intervistë ka folur për klientin e tij dhe jo vetëm.

Tuttomercatoweb: Si është Fabio Borini pas lëndimit?

Marco De Marchi: "Djaloshi është operuar javen e kaluar. Ishte lënduar ndaj Manchester United-it pas 5 minutave të zhvilluara në fushë por qëndroi në fushë për të tërën pjesën e parë. Gjatë pushimit e kishte hetuar duke i hjekur atletet që kishte një këmbë të fryrë.
Vazhdontë të ndiente dhimbje, por karakteri i tij i fortë ia ka mundësuar të vazhdoj të luaj.
Deri në atë pikë kur një ekografi një fraktur në këmbën e tij të djathtë. Gjëja e pabesueshme është që ai ka vazhduar për një muaj të tërë ta trashegoj këtë fraktur. Tani është operuar në Bologna, ku është edhe tani me lejen e Liverpool për riaftësim".


Tuttomercatoweb: Si po shkon shërimi?


Marco De Marchi
: "Po shkon mirë dhe Fabio dëshiron që të ec përpara me shërim. Tani koha për shërimin e tij është 3 muaj, e rëndësishme është që të sherohet mirë".


Tuttomercatoweb: Por, Liverpool, është duke i vurë duart në Huntelaar.

Marco De Marchi: "Kush e njeh Fabio-n e din që ai punon për vetvete dhe jo për të tjerët.
Mundohet ta jap maksimumin që e ka dhe është normale që në një klub si Liverpool të ketë konkurrencë.
Kshtu që, vie Huntelaar? Ok, do të jetë një sulmues më shumë, por mos të harrojmë që Liverpool e ka përzur Carroll-in pa e mbuluar, kshtu që ai vendim një zbrastësi e ka lënë".

0 comments:

Post a Comment