Friday, October 26, 2012

Assaidi: Ende nuk e keni pare me te miren nga une

Oussama Assaidi ishte nje nder me te miret ne takimin e mbremshem kunder Anzhit, mirepo marokeni mendon se ende tifozet nuk kane pare me te miren nga ai.

''Une jam shume i lumtur.Ne luajtem mjafte mire dhe arritem fitoren.Anzhi jane nje kundershtar i forte, por ne luajtem mire dhe te gjithe jemi te lumtur.''

''Ishte fitore e rendesishme per te dale ne krye te grupit, beme nje pune te mire.''

''Mendoj se luajta mire, ndoshta eshte dashur te shenoja nje gol por e humba.Luajta 90 minuta dhe jam shume i kenaqur per kete dhe per rastin qe me eshte dhene nga trajneri.''

''Mendoj se po permiresohem, qdo dite po behem me i mire e me i mire. Po pergaditem me shume fizikishte dhe jam shume i lumtur te jem pjese e ketij klubi te madh.''- deklaroi Assaidi.


0 comments:

Post a Comment