Monday, June 18, 2012

Ramirez mund të qëndrojë tek Bologna


Lojtari i Bolognes, Gaston Ramirez mund të mbetet ne klubin italian edhe ne sezonin e ardhshëm nëse nuk ka oferta të përshtatshme per Uruguaj-anin.

Ramirez është objektiv i Liverpool, Manchester City, Inter, dhe Wolfsburg.

Megjithatë, klubi nga Serie A ende nuk kan marrë ofertë zyrtare për 21-vjeçar-in, i cili vleresohet rreth 25 milion euro.

"Për momentin nuk ka asgjë të re", ka thënë drejtori sportiv i Bolognës Roberto Zanzi per tuttomercatoweb.com.

Ramirez u bashkua me Bologna-n, në vitin 2010. Ai shënoi tetë gola në 33 ndeshje ne kampionat sezonin e kaluar për të ndihmuar skuadren e tije të përfundojë ne poziten e nente ne Serie A.

0 comments:

Post a Comment