Friday, June 15, 2012

John Henry : "Duhet të zgjidhim fatin e stadiumit sa më parë"

John Henry ka dhënë një intervistë mjaft të gjatë për portalin "The Anfield Wrap" ku ka folur për problemin e Stadiumit që nuk i gëzon hyrjet si ato të Manchester United-it apo Arsenal. Ne i kemi nxjerrë disa nga fjalët e tij më domëthenëse në intervistë.

"Bindshmëria është rritur që Liverpool duhet ta ketë një stadium që do mund të konkurronte me Manchester United-in apo Arsenal-in.

"Liverpool ka një avantazh që është klub me renome botërore dhe një sponzorues mund ta bëjë ndërtimin e stadiumit në realitet.

"60 milionë £ fitime më shumë si ne nga Manchester United dhe Arsenal vin shkaku i hyrjeve në stadium pasi që kanë një kapacitet më të madh dhe ofrojnë kushte më shumë.

"Rindërtimi i Anfiled-it apo rindërtimi i një stadiumi të ri do na mundsonte një rritje prej 40 milionë £ përfitim gjatë "match-day".

"Ky është vetëm një nga komponentët e Liverpool-it pasi që e ardhmja bazohet jo vetëm nga Stadiumi, por nga ndërtimi i një skuadre të fortë që është në gjëndje të garojë me çdo kënd në Europ.

"Kjo do të udhëhiqet nga një financiarim i pikave tona komerciale të forta në aspektin global", përfundoj pronari i Liverpool-it, John Henry !

0 comments:

Post a Comment