Saturday, June 16, 2012
Intervista me Kushtrim Sheremetin
Eskluzivisht për Portalin tonë aktori i mirënjohur Kushtrim Sheremeti ka gjetur kohë që të bëjë një intervistë për Liverpool-in.
LFC-SHQIP : Ne dhe shumë fansa tjerë kem deshirë që në fillim ta bëjmë këtë pyetje :
si dhe kur lindi dashuria për Liverpool-in ? Cila ishte loja e parë e Liverpool-it që e keni shikuar ?
Kushtrimi : Se cila ka qen loja e pare e Liverpoolit qe e kam pare nuk me kujtohet, por e di se ka qen diku viti 1993-4 edhe aty per here te pare e kam pare Liverpoolin si dhe Ligen angleze ne pergjithesi. Aty diku ka filluar edhe simpatia ime e pare per kete ekip.
LFC-SHQIP : A e don ma shum' Liverpool-in a aktrimin, pyet Lirim Gashi ?
Kushtrimi : ahhahahahahaha, i kam tri gjana te shtrenjta ne jete: Familjen, Profesionin dhe Pasionin... Secila eshte e ndryshme, por te trija kane vend te rendesishem ne jeten time. Perpos familjes qe besoj se nuk ka nevoj per spjegim, profesioni im eshte aktrimi ndersa passioni im eshte Liverpool FC.
LFC-SHQIP : Cilat kanë qenë për ty Top 5 transferet dhe Top Flop 5 transferet ne dekaden e fundit për LFC ?
Kushtrimi : TOP transferet e dekades se fundit jane: Alonso, Torres, Suarez, Skertel dhe Luis Garcia, ndersa Flop 5 sipas meje jane: Vorronin, Vorronin, Vorronin dhe Vorronin.
LFC-SHQIP : Cili është mbrojtësi juaj i preferuar në Liverpool ? Preferoni Carroll-in apo Torres-in ?
Kushtrimi : Mbrojtesi im eshte Skertel, mendoj se pa dyshim eshte nje prej mbrojtesve qendror me te mire ne bote, ndersa personalisht e preferoj Caroll... Mendoj se eshte nje prej bizneseve te mira qe LFC ka bere duke e ndruar Carroll per Torres plus 15mln. Ndoshta nuk duket sot, por besoj se qysh prej sezones se ardheshme do te verehet shume impakti i Big Andyt ne LFC.
LFC-SHQIP : Një fans me emrin Teofan Noli, pyet nëse e din përmendësh hymnin YNWA ? (Kur dhe si e ke msu ?)
Kushtrimi : POOOOOO... e di pemendendesh dhe e kendoj cdo here kur Liverpool fc luan... NUk me kujtohjet koha kur e kam mesu, por e di se me sjell nje ndjesi te veqante kur e kendoj.
LFC-SHQIP: Hona Kryeziu pyet se cila është ndeshja më e çmendura që të ka shtyer për të festuar me orë tëra që s'ke mi harru asnjëherë ?
Kushtrimi : Padyshim eshte finalja e liges se kampioneve e vitit 2005... Perpos te tjerave, eshte interesant se te gjithe miqet e mije me ngacmonin se si po humbim 3:0 por une insistoja se do te barazojme 3:3 dhe ne penalti do te fitojme... Kjo eshte ndoshta me e cmendura, por secila fitore e LFC te cilen une e kam shikuar se bashku me Kosova REDS ka qen e cmendur, dhe ka zgjat me ore te tera.
LFC-SHQIP : Jeton Ferati pyet : cili personalitet t'ka bërë që ta duash ma së shumti këtë ekip ?
Kushtrimi : Fillimisht Kanny Dalglish, por me pastaj ka ndiku shume filozofija e Shanklyt.
LFC-SHQIP : Risi Januzi pyet nëse ke qajtur ndonjëherë për LFC ? Në qoft se po, kur ?
Kushtrimi : uuuuuuu po bukur shpesh...Jam shume i lidhur emocionalisht me Liverpoolin, kete e dijne te gjithe miqet e mije nga Kosova REDS por jo vetem... Heren e fundit kom qajt pas finales se FA Cup 2012.
LFC-SHQIP : Cilin lojtar kishit pas deshirë që ta shihni në Liverpool ?
Kushtrimi : hmmm... Kun Aguero. Te pakten kete moment.
LFC-SHQIP : Çka mendoni për këtë Liverpool të 2012-es ? A u nxituan pronarët që e shkarkun Dalgishin ? Vendimi a ka qenë i drejt ?
Kushtrimi : Jo, mendoj se ardhja e King Kennyt ne LFC ka qen e mire, por personalisht nuk kam qen pro zgjatjes se kontrates se Kennyt. Kenny eshte ikona dhe simbol i LFC, dhe sa me shume josuksese qe do ti ndodhnin LFC me te ne krye, aq me shume do ti ulej nami i Kennyt. Mendoj se Kenny nuk eshte treguar menagjer i zoti ne sezonin e kaluar, me disa transfere te quditeshme si dhe me lojen taktike. Por megjithate menyra e shkarkimit nuk me ka pelqyer. Me shume do te doja qe Kenny te dorehiqej dhe te deklaronte se po e bene kete per te miren e LFC.
LFC-SHQIP : Çka pritni nga Brendan Rodgers ? Si e vlerësoni atë si trajner ? Do na kualifikoj për ne Champions League ?
Kushtrimi : Jam 100% i bindur se Liverpooli do te ndryshoj per te mire me Rodgers ne krye. Me nja 2-3 perforcime jam shume i sigurt se ky do te jete viti i Liverpooolit. Besoj se filozofija e futbollit qe e praktikon Rodgers lidhet ngusht me filozofine tradicionale te LFC,
perndryshe e kam perciellur ate te Swensea, sepse me bente pershtypje loja e tije me pasime te shpeshta, dhe gjithmone kam pas simpati per taktiken e tije.
LFC-SHQIP : Cilin prej lojtarëve të rinjë të Liverpool-it që janë në akademi apo që lujnë në 'Reserve League' e sheh si Gerrard 2-shin në mesfushë në të ardhmen ?
Kushtrimi : hmmm.... E kam te veshtire ta krahasoj ndonje lojtar me Steve G. Nuk e besoj se kemi nje lojtar te kalibrit te tije momentalisht, por besoj se nese Gylfi Sigurdsson nenshkruan per LFC ai do te jete zavendesues i tije... perndryshe prej akademise e dua shume Raheeem Sterlingun.
LFC-Shqip : 2 pyetjet ne fund paksa "funny".
Raportet tua me Londinezin Adrian Morina pas disfates tonë ndaj Chelsea-t në Fa Cup ?
Dhe cilët prej 5 shokëve që e shikoni LFC-n së bashku do t'i kishe marrë për të luajtur në Liverpool. Cilat do të kishin qenë pozitat ? Dhe pse ?
Kushtrimi : Hahahhahahahhahahaha... Me tifoz te ekipeve te vogla nuk inatosem kurre.
Perndryshe Adrianin e kam mik shume te mire, partner ne biznes dhe koleg shume te dashtun... Edhe endrra e tije si e krejt tifozeve te ekipeve te tjera eshte qe ekipet e tyre te behen si LFC.
Hahahhahah...
1. MC Kreshen e kisha vendos ne qender mbrojtje se bashku me Skiertelin sepse te dyt duken rrezikshem dhe i kishin frikesu kundershtaret.
2. Casp Uka e kisha vendos ne mesfush se eshte i holl edhe i levizeshem.
3. Omer Rushiti e kisha vendos ne stafin e Brendan Rodgersit me ju bertit lojtareve kur nuk lujn mire.
4. Ardian Jashari-n e kisha bere pjese te ekipit komercial te LFC se eshte biznismen edhe ekonomist i zoti.
...edhe ne fund Petrit Sadrija zavendesues i Pepe Reines, se eshte edhe i trash e shytat nuk ja lojn shej.
LFC-SHQIP : I erdhi fundi bisedes. Ne të falem'nderojmë përzemërsisht në emër të gjithë antarëve të Portalit tonë që gjetët këtë kohë për ta ndarë me ne.
Ke diçka për të shtuar në fund ?
Kushtrimi : Ju faleminderit shume per intervisten, po shpresoj se anetaret e portalit tuaj do te kenaqen me kete interviste.
Ne fund, po ti ftoja te gjitha ata qe e done LFC dhe qe jetojne ne Kosove, ti bashkohen fan clubit futbollistik me te madh ne vend qe quhet Kosova REDS, ti perciellim ndeshjet se bashku.... Kosova REDS eshte ne proces te anetaresimit te International Branches te LFC dhe ne momentin e anetaresimit do te kemi akses edhe ne bileta dhe shume te mira tjera...
Subscribe to:
Post Comments
(Atom)

0 comments:
Post a Comment