Saturday, February 4, 2012
Wenger: Ka edhe më keq, mund të ishit tifozë të Liverpoolit
Duket se nuk i ka mbetur edhe shume kohe ''plakushit'' francez tek Arsenali keshtu qe nuk din qfare te beje nga merzia dhe fillon flet per tifozet e Liverpoolit.Trajneri i kritikuar i Arsenalit, Arsene Wenger i ka ngushëlluar tifozët e tij duke u thënë se ka edhe më keq e kjo është se do të mund të ishin tifozë të Liverpoolit.
“Jemi vetëm në shkurt, dhe vendi i katërt është mundësi reale. Por, ne jemi në garë me Liverpool ,që nuk e ka fituar titullin tash e 22 vjet, e më herët e kishin fituar 18 herë në 20 vjet. Mund të ndodhë”, ka thënë Wenger.
Matematika e Wengerit gjithsesi ishte shumë e gabuar sepse Liverpooli i fitoi 18 tituj brenda 89 vjetësh, hera e fundit në vitin 1990.
Por, përderisa tifozët e Liverpoolit e kanë mbështetur gjithmonë skuadrën, tifozët e Arsenalit po planifikojnë që në ndeshjen me Blackburn të vendosin qese bërllogu në ulëset e stadiumit dhe ta bojkotojnë atë, si pasojë e rezultateve të këqija.
Subscribe to:
Post Comments
(Atom)
0 comments:
Post a Comment