Friday, February 24, 2012

Tifozet e Liverpool, te gatshem per Wembley



Me padurim, per ta shikuar finalen e Carling Cup te dielen, Lfc.tv ka marr ne kontakt Redsa nga e gjithe bota per te pare se si do te jete rruga e tyre deri ne Wembley.


 Geir Kristinn dhe Jason Orri  (Akureyri, Iceland)


Un dhe biri im, Jason, jetojmë në një qytet të vogël në Islandë, i quajtur Akureyri.
 Akureyri ndodhet në pjesën veriore të Islandës. Udhëtimi ynë do të fillojë të enjten ( pra dje ) me makinë deri  në kryeqytetin Rejkjavik në jug.

Te Premten herët në mëngjes ne do te marrim nje autobus për në aeroportin ndërkombëtar në Keflavik, nga i cili ne do të fluturojme për tre orë deri në Londër.


Renee Labrana (Chicago)
Të premten ne do të fluturojme nga Çikago per në Londër. Ne do të mbërrijmë të shtunën në mëngjes, ku ne do të takohemi me mamane time.Ajo kurrë nuk ka qenë në një ndeshje dhe kjo është ëndrra e saj për të shkuar në Wembley . Te gjithe ne jemi tifoze te flakte te Liverpool...


Hubert Heidelberger (Deutschkreutz, Austri)
Unë jam nga Austria dhe do të vijë ne Angli këtë fundjavë me disa miq.
Ne fillim ne do të shkojmë me makinë për në Budapest (kjo eshte tre orë larg dhe është rreth 250 km). Pastaj ne do të marrin një avion për ne Manchester. Nga aty do ta marrim trenin për Lime Street te Liverpoolit.Të dielën, ne do të zbresim në Londër me tren herët në mëngjes dhe do kthehemi me trofe.



Wijaya Tandy (Indonezi)

Trembëdhjetë veta prej nesh po vijnë nga Indonezia në Angli për ti parë Reds ne Wembley.

Për shumicën prej nesh, ky është udhëtimi ynë i parë per në Angli. Per te pare Gerrard, King Kennyn, Suarez,Kuyt, Reina dhe Carrà do të jetë e pabesueshme.YNWA.

Dale Smiedt (Afrika e Jugut)
Unë jam një 25-vjeçar tifoz i Liverpool nga Afrika e Jugut. Unë do te mberrije ne naten e së shtunës. Unë jam duke udhëtuar 18 orë per ne Londër.. Shpresoj qe ket mund do te na shpaguaj Liverpool me fitore.

Dennis Bridger (Republika Çeke)
Unë jam me origjinë nga Liverpool, por punojë dhe jetojë në Republikën Çeke. Unë jam duke marrë djalin tim me veti pasi ka ditelindjen me 26 Shkurt.. Ne do të udhëtojmë per në Wembley me ajroplan. Ne do të kthehemi pastaj ne Republikën Çeke të hënën me një buzëqeshje të madhe në fytyrat tona pavarësisht rezultatit!




Cesare Bandini (Itali)
Të premten, une dhe e fejuara ime po shkojmë per në Londër për të parë ndeshjen. Ne nuk kemi mundur ti rezervojme biletat, por do te gjindemi jashte Wembley-t ne ndonje Cafe Bar.. Ne deshirojme ti qendrojme pran Liverpoolit dhe të tregojmë mbështetjen tonë.

Keto ishin disa nga mijera letra te shkruara nga tifozet e Liverpool ...
Ja pse jemi REDS .. YNWA ♥♥♥


Portali Informativ: Lfc.tv

0 comments:

Post a Comment