Wednesday, February 22, 2012

Steve McManaman : "Liverpool është në rrugë të drejtë"

Steve McManaman e ka ndihmuar Liverpool-in që në vitin 1995 me dy golat e tij ta ngrisë Kupën kundër Bolton-it në finale dhe në një intervist ekskluzive për "Click Liverpool" beson se progreset e arrituara me Dalglish-in janë pozitive.
"Është e një rëndësie vitale për një skuadër të madhe si Liverpool me historin e saj enorme për të arritur deri në finale. Është fantastike për tifozët të kthehen në Wembley dhe është një gjë e madhe për Kenny Dalglish-in pa asnjë dyshim që në 13 muajorin e parë në timonin e Liverpool-it ta sjellë skuadren në finale. Fakti që Liverpool ka arritur në finale dhe janë duke vazhduar të bëjnë paraqitje të mira në FA Cup demonstron se ata janë në rrugën e drejtë. Të jesh atje (në Wembley) i pranishëm si një shikues apo si një lojtar është jashtëzakonisht e kënaqshme. Unë kam pasur fatin të shkoi në Wembley shpesh'herë me babain tim dhe kam qenë i ngazëllyer", shtoi ai.
"Shpesoj që Liverpool të fitoi dhe ta krijojnë një ditë perfekte", përfundoi intervistën e tij ekskluzive për 'Click Liverpool' legjenda e Liverpool-it Steve McManaman.

Burimi i informacionit : "Click Liverpool".

0 comments:

Post a Comment