Friday, February 10, 2012

Statistikat : Manchester UTD - Liverpool !


- Manchester United ka fituar 22 ndeshje nga 25 gjithësej të luajtura në Old Trafford në kuadër të Premier Leauges. Mirëpo "Djajt e Kuq" kanë pësuar një humbje të vetme në këtë edicion si vendas, kur janë mposhtur në diten e Vitit të Ri nga Blackburn me rezultat : 2-3 !

- Takimi i fundit në mes të këtyre 2 ekipe ka qenë në Anfield në kuader të round-it të 4 të FA CUP në muajin janar. Mysafirët pësuan humbje 2-1 nga Liverpool FC atë ditë.



- Djelmoshat e Sir Alex Ferguson-it kanë humbur vetëm një herë në 7 ndeshjet e fundit të Premier League kundër Liverpool FC në "Old Trafford".

- Në përgjithësi Manchester United ka mposhtur 38 herë në kampionat si nikoqir Liverpool FC-në, duke humbur 15 herë. Ndërsa në 25 ndeshjet e tjera kanë përfunduar me barazim.

- Nëse të gjitha ndeshjet do të përfundonin që në pjesën e parë atëherë Manchester United do të ndodhej në vendin e parë me 2 pikë para Manchester City, ndërsa Liverpool do të kishte qëndruar në poziten e 7-të.

- Liverpool ka fituar vetëm njërën nga 5 ndeshjet e fundit në Premier League. Fitorja e vetme në këto ndeshjet e fundit ka qenë kunder Wolverhampton Wanderers në Molineux me rezultat : 0-3 !

-"Reds" kanë pësuar vetëm 21 gola deri më tani në kampionat. Vetëm reparti defanziv i Manchester City e ka mbrojtjen më të mirë (19 gola të pësuar).
- Steven Gerrard ka shënuar 4 herë në 5 ndeshjet e fundit ndaj Manchester United.

- Gjatë gjithë historisë, Liverpool ka shënuar 238 gola ndaj "Djajve të Kuq", ndërsa ka pësuar 254 gola ndaj tyre.

0 comments:

Post a Comment