Tuesday, February 14, 2012

Skrtel: Dua dy kupat,Carling dhe Fa Cup

Mbrojtesi sllovak, Martin Skrtel i cili po kalon ne nje forme impresionuese ka deklaruar se ka synim qe te fitoj dy trofete ku jane ne gare,Carling Cup dhe Fa Cup.

Te kuqte kane arritur tashme ne finalen e Carling Cup,aty do te ndeshen me Cardiff City me 26 shkurt,por Skrtel mendon se edhe pse ekipi kundershtar garon ne nje lige me te ulet,nuk do te jete lehte kunder tyre.

Skrtel ne nje interviste per LFC Weekly deklaroi:

''Disa njerez thone qe Fa Cup eshte me e rendesishme se Carling Cup,por une nuk mendoj keshtu''.

''Ato te dyja jane trofe te rendesishme,nese fitoni njerin apo tjeterin ju automatikisht kualifikoheni per Europa League.''

''Une deshiroj qe ti fitojme te dyja kupat.Nuk mendoj se njera eshte me e rendesishme se tjetra.''

''Mendoj se qdo kush luan futboll per te fituar trofe dhe medalje.Tani ne kemi nje finale te madhe para vetes e cila po afrohet (ajo ne Carling Cup kunder Cardiff) dhe une kam mundesi ta fitoje trofeun time te pare me Liverpoolin.''

"Unë besoj se ne do të fitojmë, por unë e di se nuk do të jetë aspak e lehtë. Unë mendoj se kjo do të jetë një lojë shumë e vështirë, por mendoj se ne mund të marrim kupën."-perfundoi Skrtel.

0 comments:

Post a Comment