Friday, February 3, 2012
Reduktohen biletat për tifozet e LFC-së në "Old Trafford"
Biletat për ndeshjen e javës së ardhshme janë për afro 1/3 më pak se që ishin në dispozicion një vit më parë.Për "Reds" janë ndar 2100 bileta, ndërsa vitin e kaluar ishin 3100.
Mirëpo të shumtë janë ata që thonë se këto vendime të Manchester United kanë ardhur si pasoj e një përgjigjëje nga ana e tyre për mos lejimin e më shumë se 1965 tifozëve të Manchester United në dy udhëtimet e fundit në "Anfield", ndërsa 3015 janë ato bileta që i ndahen gjithmonë tifozëve së skuadrave musafire, mirëpo kësaj here klubi i Liverpool-it e arsyetoj këtë vendim për si shkak sigurie. Edhe Manchester United duket se e ka të njejtin shpjegim si atë të Liverpool-it, pasi që vet zyrtarë të klubit që merrën me shitjen e biletave e kanë vlerësuar vendimin si të domosdoshëm për ruajtjen e qetësis në stadium në javën e ardhshme.
Subscribe to:
Post Comments
(Atom)
0 comments:
Post a Comment