Tuesday, February 21, 2012

Njihuni me kushëririn e Gerrard


Lfc-shqip ju sjell interviste me kusheririn e Steve G, Anthony Gerrard.

...... Ishim duke  luajtur në kopshtin e gjyshes sime në Huyton se bashku me Gerrard kur ishim femije, por tani jemi ne finalen e Carling Cup.

Anthony është 26 vjeç dhe është pesë vjet me i ri se kapiteni i Liverpool-it, por pothuajse qe dy dekada më parë, ata së bashku zhvilluan aftesite e Futbollit.

Mbrojtesi i Cardiff  ka kujtime të bukura të fëmijërisë, kur së bashku me Steven pretenduan te jene futbolliste te famshem.

-  Hristo Stoichkov ishte një nga yjet në Kampionatin Botëror në vitin 1994 - thotë Anthony.

- Ai shenonte gola te mahnitshem ne kampionat kurse une dhe Steven jemi munduar qe në kopshtin e gjyshes sonë, ta imitojmë atë.

Mbrojtesi i Cardiff,  Hudson pësoi një lendim dhe performanca e tij në Wembley është e dyshimtë, në mënyrë që Anthony do te kete shansin te luaj nga fillimi..

- Shumica e anëtarëve të familjes sime janë tifozë të Liverpool - tha ai.

- Liverpool kanë një ekip të madh dhe nje qytet shume te bukur. Unë mendoj se Liverpool ka numrin më të madhe te futbollisteve ne Britani.

- Unë nuk kam ndonje lojtare qe me pelqen shume ne Liverpool ( perpos Steve-t ).. Heroi im ka qenë gjithmonë Paolo Maldini, kurse ne  vendin e dytë ishte Zinedine Zidane.



Kur Steven u bashkua me Liverpool FC si një nxënës, Anthony u be anetar i  Everton-it.

- Ardhja në Everton ishte pak e çuditshme. - Kam luajtur U-10 në ekipin e Whiston kur isha tetë vjeç kur baba im më tha se Everton dëshiron të më shoh në praktikë.

- Kam marrë një shans qe te shkoje atje dhe më kujtohet ka qenë një fëmijë i cili u dallua shume. Ai ishte Wayne Rooney.

Tani Anthony luan per Cardiff, ekip i cili te dielen me 26.2.12 do te perballet kunder Liverpoolit.

Ai rreth ndeshjes tha:

- Do te jete veshtire per ta mposhtur nje ekip si Liverpool, mirepo shpresoj per fitore edhe pse do te me vinte gjyna per Steven´ perfundoi Anthony duke buzeqeshur.

Portali Informativ: Liverpool Echo 

0 comments:

Post a Comment