Thursday, February 23, 2012

Mark Lawrenson : "Mos e nënvlerësoni Cardiff-in"

"Asnjë në Liverpool nuk duhen të mendojnë se finalja e së dielës në Wembley do të jetë një ndeshje e lehtë, sepse do të gabonin rëndë. Duket se do të jetë një ndeshje e vështirë edhe pse shumë persona nuk e presin diçka të tillë. Cardiff mund të jenë në "Championship" mirëpo janë një skuader e mirë dhe sigurisht që janë më të mirë se Brighton. Luajnë pes lojtar në të gjithë mesfushën dhe me Keny Miller në sulm mund të krijojnë kokëçarje. Fakti që kombinimi Steven Gerrard, Andy Carroll dhe Luis Suàrez ia solli fitoren ndaj Brighton-it dhe bën një paraqitje të mirë tregon një shenjë tjetër pozitive në skuadër...mendoj që impkatin kryesor në loj e ka dhënë Steven Gerrard pasi që ai është në gjendje t'i furnizoj me pasime të nevojshme dy lojtarët në sulm dhe kësisoj ai mund të jetë çelësi i fitores në finalen e së dielës", deklaroi Mark Lawrenson, ish mbrojtësi i Liverpool-it që me "Reds" fitoi pes kampionate, një Champions, një FA Cup dhe tre Carling Cup.

Burimi i informacionit : "Liverpool Daily Post".

0 comments:

Post a Comment