Sunday, February 26, 2012

Luis Suarez në finale të kupes

Sulmuesi i Liverpoolit Luis Suarez do të luaj në finalen e sotme që Liverpooli do ta zhvilloj kunder Cardiff Cityt në Wembley me fillim prej orës 17.00.


Suarez gjatë një interviste për Liverpoolfc.tv ka deklaruar se tani është momenti i duhur që Liverpooli të fitoj kupen në Wembly.

Suarez foli rreth partneritetit të tij në sulm me Andy Carroll-in të cilët u transferuan në Anfield gjatë afatit kalimtar të janarit vitin e kaluar.

Suarez theksoj" Është e vështir të luash në skuader të re dhe të kombinohesh menjëher me lojtar, kjo ka ndodhur me Andy Carrollin ku të dy u transferuam dhe nuk e njihnim njeri tjetrin, por tani që kemi luajtur disa loj sëbashku ne e kuptojmë shumë mirë njëri tjetrin dhe do të luajmë edhe më mirë në të ardhmen duke e kryen punen tonë si sulmues".

Burimi i informacionit Liverpoolfc.tv

0 comments:

Post a Comment