Wednesday, February 1, 2012

Lucas: Endrroj triumfin ne Carling Cup

Ylli i lenduar  i Liverpool-it , Lucas Leiva mezi pret te fitoj medaljen e pare me Liverpool-in.

" Mendoj se triumfi ne Carling Cup do te ishte shperblim per punen e madhe te te gjitheve  ketu si dhe me seriozitetin qe treguan per kete kup."

" Do te ishte e veçante per mua sepse ne ndeshjen kunder Chelsea ne kuader te Carling Cup u lendova. Shpresoj se me 26 shkurt do te jem atje duke marre medalje. Shpresoj se kjo do te ndodhe."

" Kur u lendova une mora shume mesazhe pozitive nga fansat dhe me duhet tiu them atyre faleminderit. Ata me ndihmuan qe te forcohem edhe ne keto momente te veshtira. Une do te kthehem shpejt ne dresin e kuqe , ky eshte qellimi im."

" Ishte lendimi im i pare serioz ne karrieren time , mirepo mesazhet e mira qe mora me ndihmuan shume.  Fansat ishin njera nga arsyet pse u ktheva me heret nga Brazili pasi deshiroja te jem me afer tyre dhe bashke lojtareve te mije." perfundoj Lucas.

0 comments:

Post a Comment