Tuesday, February 21, 2012

Kenny: Cardiff ka maksimumin e respektit



Kenny Dalglish deklaroi sot se Cardiff City ka respekt maksimal në finalen e Carling Cup e cila do te zhvillohet te dielen ne Wembley. 


Dalglish theksoi:
Shumica e njerzeve, e shohin Liverpool-in si favorit , por une ju paralajmeroj rrezik nga Cardiff.

"Ne do të shkojmë ne Wembley per te luajtur kunder nje ekipi i cili ka eleminuar shume kundershtar per te arritur ketu.. Ne do ti trajtojmë ata me respektin më të madh, siç e kemi bërë kundër të gjithë ekipeve te tjera.

"Kjo ndeshje do të jetë e vështirë për ne. Tani ne jemi atje, ne duhet ta fitojme ndeshjen dhe jo per ta humbur atë!"

Gazetarët u mblodhën në Anfield dhe ishin të etur për të ditur nëse Dalglish e sheh Liverpool-in si favorit kryesor.

Dalglish u përgjigj: "Jo domosdoshmërisht, jemi ne finale, do te luajme 90 minuta te plota dhe aty nuk dihet kush do te triumfoje´´.

"Emocioni është pjesë përbërëse e futbollit. Është mënyra se si ju e trajtoni atë. Ka shumë njerëz që shkojnë (në Wembley) me personalitete të ndryshme dhe ju trajtojne krejtësisht ndryshe".

Udhëtimi i Liverpool për ne Wembley do të jetë i pari i tyre që nga viti 1996, ndersa eshte finalja e pare qe nga viti 2007 dhe per te arritur ketu te Kuqte eleminuan ekipe si  Exeter City, Brighton, Stoke City, Chelsea dhe Manchester City.

"Ne nuk duhet te mendojme qe jemi Favorit- Unë mendoj se ne duhet të kemi një mentalitet fitues" tha Dalgish.

 "Ne vetem do të bëjmë atë, që ne mendojmë se është e drejtë dhe do të vazhdojmë të përpiqemi dhe të përfaqësojme këtë klub futbolli në mënyrën më të mirë.

Portali Informativ: LiverpoolFc.tv

0 comments:

Post a Comment