Saturday, February 11, 2012
Josè Alberti : "Liverpool dëshiron Lavezzi-në, në fund të sezonit mund të largohet"
Josè Alberti, ish futbollist, ka folur për radion Kiss Kiss Napoli."Dy vite më herët kam qenë pjesë e bisedimeve me klubin anglez Liverpool për Lavezzi-në, mirëpo në fund të bisedimeve nuk u arrit asnjë akord por e di konkretishtë që klubi anglez ka ende një interesim të madh për lojtarin, sidomos pas paraqitjeve të sezoneve të fundit. Jam i opinionit që nëse nuk i rritet paga vjetore Pocho-së, në fund të sezonit do të kemi mundësin ta shohim duke u larguar", ka përfunduar për Radio-në italiane Kiss Kiss Napoli, ish lojtari i po të njejtit klub Josè Alberti.
Subscribe to:
Post Comments
(Atom)
0 comments:
Post a Comment