Sunday, February 5, 2012

Hamann: Suarez do te kthehet edhe me i forte

Gjermani Dietmar Hamann,ish mesfushor i Liverpoolit ,beson qe Luis Suarez kur kete te hene rikthehet nga suspendimi prej 8 ndeshjeve do te kthehet edhe me i forte ne fushe per Liverpoolin.

Suarez nuk ka luajtur per 8 ndeshje radhazi shkaku i denimit per fyerje raciste nda Patrice Evras.

Hamann beson se Suarez tani do te jete jashtzakonisht i fresket per Liverpoolin:

"Do te jete e mrekullueshme ta shohim Suarezin e rikthyer dhe mendoj se ai do te jete lojtar i madh per Liverpoolin tani dhe ne fund te sezonit''

"Gjate 2 viteve te fundit ai (Suarez) ka luajtur shume ndeshje.Ishte Kupa e Botes ne 2010 dhe Copa America veren e kaluar,vertet ai nuk ka pasur nje pushim te duhur.Ai luajti shume mire ne fillim te ketij sezoni ,me vone u duke paksa i lodhur ''.

"Tani ai ka pasur rastin ta freskoj vetveten dhe do te kthehet edhe me i fuqishem''-perfundoi Hamann.

0 comments:

Post a Comment