Wednesday, February 15, 2012
Frank De Boer : "Suàrez nuk është racist, është vetëm gjaknxehtë"
Frank De Boer ka pranuar se ka qenë i habitur me sjelljen e Suàrez-it. Ai e ka vlerësuar Suàrez-in si një njeri gjaknxehtë, por pavarsishtë incidentit, Frank Do Boer beson që sulmuesi nuk është racist dhe nuk është e drejtë t'i ipet ky epitet."Është pak një surprizë për mua, në bazë të asaj që e njoh unë është njeri gjaknxehtë.
Është një djalosh i rrugëve të ururguajit. Dëshiron gjithmonë të fitoi dhe punon shumë për të arritur këtë objektiv. Nganjëherë bënë disa gjëra të shëmtuara, siç i ka bërë edhe në "Eredivisie". Ka qenë i dënuar shpesh'herë për këto gjëra mirëpo unë shpresoj që ai do të vazhdojë të qëndroj në Liverpool. Nuk ka asnjë dyshim se ai është një lojtar i madh.
Nuk mund të imagjinoj në fakt që ka thënë ndonjë gjë raciste dhe shpresoj me të vërtetë që nuk ta ketë bërë", përfundoi intervistën e tij për "goal.com" trajneri i Ajax-it si dhe legjenda e po këti klubi, Frank De Boer.
Subscribe to:
Post Comments
(Atom)
0 comments:
Post a Comment