Wednesday, February 1, 2012

Dalglish pas ndeshjes: Do te doja qe Bellamy te ishte 23 vjet e jo 32

Kenny Dalglish pas ndeshjes tha se do te deshironte qe Craig Bellamy te ishte 23 vjeçare e jo 32 vjeçare , po ashtu King pranoj se ka mbetur i knaqur me lojen e lojtareve te tije.

" Mendoj se ishim shume profesional , nje ndeshje me shume kualitete e treguar nga ana e lojtareve tone."

" Ishte reagim i shkelqyer pas dy ndeshjeve shume te veshtira qe kishim ne javen e fundit. Ata kane luajtur shume mire me perqendrim maksimal ne gjdo ndeshje. Keshtu dua te luajn gjithmone , gjdo loje per ne duhet te jete finale."

Dalglish vazhdoj:" Ne jemi te knaqur me te gjithe ata qe luajten- gjdo njeri beri kontributin e tije. Ishte mire qe Andy shenoj gole , Bellamy shenoj gole  po ashtu Kuyt shenoj nje gole te mire nga nje aksion shume i mire i lojtareve."

" Per ne nuk ka " Une" ne skuader. Gjdo njeri ka bere kontribut dhe ne jemi te knaqur me ta."


Per Bellamy , Dalglish tha:" Carig eshte fantastike. Do te deshiroja qe ai te ishte 23 vjet e jo 32. Ajo qe bene ajo nuk na befason sepse nje lojtare si ai keto gjera i bene me profesionalizem. Ai pergadite shume para ndeshjes , e din se çfare kerkojm nga ai dhe te gjitha ato qe i kerkojm ai i ben per mrekulli dhe ate me nje profesionalizem te madhe."

" Bellamy vazhdoj te punoj edhe kur rezultati ishte 3-0 ne favore tonin , po ashtu edhe lojtaret tjere punuan ashtu duke ia veshtiresuar punet atyre." perfundon Kenny Dalglish.

0 comments:

Post a Comment