Saturday, January 28, 2012
"PAPA" Man Utd, Liverpool tutje
Liverpool ka mposhtur "djajte e kuq" me rezultat 2-1, sfidë e vlefshme kjo për 1/8-ën e finales së FA Cup.
Fillimi i ndeshjes ju takoi vendasve, por rreziku i parë serioz erdhi nga mysafirët, kur nga distanca me një goditje qëlloi shtyllën anësori Antonio Valencia.
Megjithatë, The Reds kaluan të parët në epërsi. Pas një harkimi nga kapiteni Gerrard, në zonë më së miri u gjend Daniel Agger, i cili me kokë shënoi për 1-0 ne minuten e (21’) te takimit.
6 Minuta para perfundimit te pjeses se pare ishte Ji-Sung Park, i cili me një goditje të saktë barazoi rezultatin në 1-1 (39’).
Pjesa e dyte ishte me e hapur por me pak raste shenimi.
Kur të gjithë menduan se Liverpool do ta viziton Old Trafford-in per ta luajtur ndeshjen kthyese, ne loje u shfaq Dirk Kuyt, i cili shënoi për 2-1 dhe ia solli fitoren e madhe të Liverpoolit ne minuten e (88’).
Me këtë fitore Liverpool siguruan kualifikimin në 1/8-ën e finales.
Subscribe to:
Post Comments
(Atom)

0 comments:
Post a Comment