Tuesday, January 24, 2012

Liverpool të gatshëm të hyjnë në bisedime për Texeira-në


Postuar nga : Shpend Thaqi 

                             
Liverpool raportohet se janë të gatshëm të fillojnë "bisedimet" me klubin holandez, FC Groningen për një kalim të mundshëm të sulmuesit David Texeira në "Anfield".


Uruguajani U-20, shpesh herë është vu në monitorim nga ana e klubit të Liverpool-it deri më tani, pasi që duket se ai i ka bindur scout-et e klubit anglez.

Ndalesa e vetme e kalimit të Texeira-së në Liverpool mund të jenë taksat e transferimit, përndryshe David Texeira do të ishte futbollisti tjetër i radhës me shtetësi uruguajane.

0 comments:

Post a Comment