Liverpool ne finale,eliminon ''te pasurit''
Nuk do të ketë miliona në “Wembley” në finalen e madhe të Carling Cup. Pasi përballë uellsianëve të Cardiffit shkoi Liverpooli që arriti të mbrojë me thonj fitoren e ndeshjes së parë duke nxjerrë jashtë sheikët e Man. City pas një barazimi 2-2 në Anfild Road.Në stadiumin mitik të Kop, Liverpooli tregoi se ndoshta nuk ka emrat e Citizens por ka zemer, shumë zemër, pasi në dy raste arrin të përmbysë disavantazhin.
Golit të De Jong në minutën e 31-të, iu përgjigj kapiteni Gerard në minutën e 39-të nga pika e bardhe. Në pjesën e dytë skuadra e mancinit vazhdoi të shtynte dhe për pasojë gjeti dhe golin e dytë me anë të Dzekos në minutën e 67-të. Por gëzimi i miqve zgjati shumë pak sepse të kuqtë sërish bëjnë të degjohet kop 7 minuta më pas kur Craig Bellamy barazoi sërish shifrat.
City u përpoq deri në fund të shënonte për një biletë në finale por pa ja dalë dot mbanë e për pasojë gjithçka përfundoi me Liverpoolin që shtroi tapetin kuq drejt “Wembley” e City-n që del jashtë kompeticionit.
Kjo de te jete ndeshja e pare qe Gerrard dhe Bellamy do ta luajne ne Wembley,asnjehere me pare nuk kane luajtur aty.
0 comments:
Post a Comment