Friday, January 27, 2012
Kuyt drejtë largimit ?!
Për Dirk Kuyt ky mund të jetë viti i tij i fundit në Liverpool, pasi që në qershor klubi po mendon seriozisht ta shesë atë në klubin turk të Galatasaray-të.Gjigantët turk janë duke menduar ta bëjnë një tjetër manovër për sulmuesin holandez në afatin kalimtar të qershorit. Pas transferimeve të bëra nga Liverpool gjatë afatit kalimtar veror, ku patit transferuar Downing dhe Henderson, prej asaj kohe Dirk Kuyt nuk rezulton më në planet afatëgjate të Liverpool-it, pasi që dy mesfushorët anglez konsiderohen më të përshtatshëm për atë repart se Kuyt nga Kenny Dalglish.
Edhe pse Dirk Kuyt në korrik do t'i mbush plotë 32 vjet, kjo nuk e bezdis fare Fatih Terim-in i cili e dëshiron me çdo kusht në qershor atë në Galatasaray. Klubi turk shpreson që me një ofertë prej 6 milionë £ mund ta bindin Liverpool FC që të privohen nga holandezi 31 vjeqar.
Subscribe to:
Post Comments
(Atom)
0 comments:
Post a Comment