Friday, January 27, 2012
Gerrard tifozëve: Mos e ngacmoni Evran
"Të gjithë i kemi përgjegjësitë tona që ta bëjëm këtë ndeshje të paharruar për arsyet e duhura. Rivaliteti ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester United natyrisht është shumë i madh dhe gazetat do të shkruajnë e fansat do të ngacmohen''.
''Por, do të ishte fantastike nëse pas vikendit kujtohet se ka qenë lojë e mrekulleshme, dhe natyrisht nga perspektiva jonë, të kujtohet për fitore të Liverpoolit. Nuk duam storje në faqen e parë për këtë ndeshje, ose ndonjë storje përtej futbollit për dy klubet më të mira në vend. Le të fitojë ekipi më i mirë”, ka thënë Gerrard.
Sulmuesi Luis Suarez po vuan ende suspendimin pasi FA e gjeti fajtor për abuzim racist ndaj Patrice Evras, dhe ndeshja e së shtunës mund të krijojë tensione të shumta.
Subscribe to:
Post Comments
(Atom)
0 comments:
Post a Comment