Friday, January 27, 2012

Downing u ble nga Liverpool në bazë të filmimeve të "YouTube"

Ishin shumë tifoz të Liverpool-it të cilët pyesnin vetën se si ka mundur të paguajnë dirigjentët e "Reds" plot 20 milionë £ për Stewart Downing që ta rrëmbejnë nga Aston Villa gjatë afatit kalimtar veror.

Ishte një video e publikuar në "YouTube" e cila ka mahnitur dirigjentet e Liverpool-it e cila pati bërë bujë edhe në internet, në të shihet Downing duke gjuajtur nga 30 metra në stërvitje duke i vënë topat në shportë mbeturinash, në realitet ishte video e montuar nga Nick Fenney, që punon në repartin multimedial të Aston Villa-së për promovimin e fushatës së abonimeve të tifozëve të Aston Villa-së gjatë sezonit të kaluar.
Tom Werner ka treguar të vërtetën për "DailyMail". "Kur Dalglish na ka folur për Stewart Downing, unë dhe John kemi shkuar t'i shikojmë ca filmime në "YouTube" dhe ishte një në të cilën ai gjuante topin në 5 shporta të mbeturinav, duke i hedhur të sakta të gjitha gjuajtjet. Kemi menduar - wow, ky lojtar ëshë me të vërtet i shkelqyeshëm, ne duhet të gjejmë një mënyrë për ta marrë atë", ka përfunduar Tom Werner, presidenti i klubit.

0 comments:

Post a Comment