Sunday, January 29, 2012

Arrestohet tifozi qe beri gjestin e majmunit ndaj Evras

Arsyet dihen.Mungesa prej 8 ndeshjeve e Suarez eshte si pasoj e genjeshtrave te Evra-s kinse per fyerje raciste.

I erdhi dita qe Evra te vije ne Anfield.Aty ''u prit shume mire'' dje nga disa fansa,por ja pane sherrin vetit.

Policia e ka arrestuar tifozin imazhi i të cilit është shpërndarë nëpër interent, duke bërë gjestin e majmunit ndaj Patrice Evras.

“Ky person është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor, dhe po merret në pyetje. Policia e Merseyside falënderon policinë e North Ëales dhe Liverpoolin për ndihmën në këtë cështje”, thuhet në një komunikatë të policisë, të shtunën vonë.

Para nisjes së ndeshjes, në stadium u dëgjua me mikrofon thirrja zyrtare se sjelljet homofobike dhe raciste nuk do të duroheshin. Minimumi që do të merrte si dënim ky tifoz është ndalimi i përjetshëm për të hyrë në Anfield.

0 comments:

Post a Comment