Saturday, January 28, 2012

Agjenti i Kuyt : "Pëlqehët nga shumë klube italiane"

Dirk Kuyt, me golin që ia dhurojë Liverpool-it kualifikimin në "round-in" e 5 të FA CUP, mediat janë rikthyer që të flasin për të.
Agjenti i tij Rob Jansen, për agjensin e lajmeve "Telegraaf", ka konfirmuar zërat që shumë klube italiane janë të interesuara për të.  "Një numër i madhë i klubeve europiane ka shprehur një interes real për Dirk dhe është e vërtetë që ndër këto skuadra janë edhe klubet italiane", kështu ka deklaruar Jansen.
Ndërsa në mediat italiane sot ka qarkulluar një lajm ku thuhet që diten e djeshme Kenny Dalglish ka refuzuar një ofertë prej Fiorentina-së për Kuyt, duke shprehur kështu dëshiren ta mbaj ende në radhet e veta holandezin 31 vjeqar.

0 comments:

Post a Comment